Obama: Nuk ka arsyetim për sulmet “mizore” në Dallas

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se sulmi fatal kundër oficerëve të policisë në Dallas, ishte akt “mizor, i kalkuluar dhe i neveritshëm” dhe ai “nuk ka arsyetim të mundshëm”.

Këto komente Obama i ka bërë sot në Varshavë, ku merr pjesë në samitin dyditësh të NATO-s.

Pesë policë në Dallas janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur nga të shtënat snajperike gjatë protestës kundër dy vrasjeve aktuale të personave zezakë nga pjesëtarët e policisë në Minesota dhe Luizianë.

Policia e Dallasit tha se mbrëmë vonë, se së paku dy snajperistë kishin sulmuar “në stilin e pritës” kundër oficerëve.

Policia ka njoftuar se tre vetë janë në arrest, ndërsa personi i katërt i dyshuar kishte këmbyer të shtëna me pjesëtarët e rendit, në një garazh për parkim në qendër të qytetit.

Mediet lokale kanë raportuar se i dyshuari i katërt ka vdekur nga të shtënat e vetë-shkaktuara.

Sulmi kundër policisë u bë gjatë protestave të mbrëmshme, kryesisht paqësore, në disa qytete në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button