POETI I HALUCIACIONEVE

Sot po sjell për lexuesit e Portalb të dhëna interesante mbi një gjeni të poezisë botërore, sepse, siç e kemi thënë: kemi nevojë të ikim pak nga gërdia e përdishmërisë së mbushur me kronika të zeza që i japin jetës ngjyrë sarillëku kronik. Edhe kësaj here janë në pyetje të dhënat e përkthyera dhe të parafrazuara nga vepra e shkrimtarit kroat V. Stanojeviqit “Tragjedia e gjeniut”. Shpresoj ta pëlqeni. 

*

Edgar Alan Po (1809-1849) qe tepër iteligjent. Babai i tij ishte irlandez, kurse e ëma angleze.

Mbeti pa prindër që në moshën 2 vjeçare. Pati një vëlla të sëmurë shpirtërisht dhe një motër idiote, prandaj u pëvetësua nga tregëtari i pasur Alan prej nga e mori edhe emrin e tij të dytë.

Në moshën 8 vjeçare e dërguan në një shkollë angleze. Si student i moshës 17 vjeçare sillej në mënyrë të çuditshme dhe i habistë shokët dhe profesorët me veprimet e tij të çorroditura.

Qe alkoolist i pashoq. Alkooli u bë shkak i rënies së hershme fizike dhe shpirtërore, po dhe shkak i përzënies së tij nga shkolla.

Një kohë iku në Rusi, prej nga e kthyen sërish në Angli.

E provoi edhe shkollimin në një akadmei ushtarake, po e përjashtuan edhe prej aty.

Më 1988, në një revistë të Baltimorit, fitoi shpërblimin e parë në një konkurs letrar. Nisi të dallohet me esetë dhe kritikat e tij. Është kjo koha kur u martua me vajzën e tezes e cila vuante nga tuberkulozi.

Më 1937 iu përkeqësua keq shëndeti. Kishte sulme të shpeshta të hipohondrisë krizës së pijanecëve).

Më 1847 i vdiq gruaja. Filluan t’i paraqiten halucinacionet, epilepsia, grandomania (mania e vdekjes)…

Edhe pse tepër i sëmurë u martua me një poeteshë që shkruante vargje të çuditshme. Ditën e dasmës, iu përkeqësua gjendja akoma më shumë. Kjo dhe qortimi i ashpër që ia bëri nuses së re, mjaftuan që ajo ta braktisë pa hamendje.

Poeti i famshëm e pranonte se kishte nerva delikate dhe shumë të dobëta. Thoshte: “Kam sulme të çmendisë në intervale të tmerrshme. Armiqtë e mi mendojnë se çmendia vin nga pija. Ata nuk e dinë se pija vin nga çmendia”.

Disponimi i tij qe labil, por më shumë ishte melankolik dhe plot me ndjenja të errëta.

Ai e pranonte poashtu se ishte poet i halucinacioneve dhe i frikës, ngjashëm si Dostojevski. Askush si këta dy gjeni letrarë nuk e panë aq pastër ferrin e kohës së tyre.

Vepra e Po-së është autobiografike. Motivet më të shpeshta janë: alkooli, çmenduria, krimi, tuberkulozi, tmerri, vdekja… Tek ai hasen shpesh qeniet e mbinatyrshme, kufomat, tragjeditë, varret…  E tillë është, bie fjala, vepra e njohur “Macja e zezë”.

Po shkruan: “Shumëkushi më quan të marrë, po akoma nuk është sqaruar pyetja mos vallë marria është edhe shkalla më e lartë e inteligjencës, mos vallë idetë e sëmura krijojnë atë që është e shkëlqyeshme dhe e madhërishme? Ata që ëndërrojnë të zgjuar dinë më shumë dhe më tepër se ata që ëndërrojnë në gjum”.

Poeti vdiq nga ndezja e trurit, shkaku i alkoolit. Fjalët e fundit të poetit të madh qenë: “OZot! Ndihmo shpirtin tim të ngratë!”.

Gjeniun e poezisë e bëri të njohur ndër shqiptarët përkthyesi gjenial i “Korbit” dhe “Anabel Li” – Fan Stilian Noli.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button