Majko: Shqipëria rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi sot se Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore duke vënë në shënjestër qëndrimin e PD-së për reformën në drejtësi pas letrës së ambasadorit Donald Lu, drejtuar deputetëve një ditë më parë.

Deputeti i PS-së, Majko në një postimi në statusin e tij ne Facebook, paraditen e së premtes, shprehet: “Udhëtimi drejt askundit si altermativë. Letra e djeshme e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë një udhëkryq të pazakontë. Ajo është përgjigja ndaj saj”.

“Letra e Ambasadorit Lu është e paprecedentë për mënyrën se si politika amerikane vendos raportet me një çështje në pamje të jashtme si “çështje e brendëshmë” e një vendi. Ka pak njerëz, por ka edhe në Partinë Demokratike që e kuptojnë “kodin” e saj. Kjo parti u krijua si aspiratë ndaj Perëndimit e shoqërisë shqiptare përpara 25 viteve. Ky është fakt. Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore. Ky është një rrezik real. Askush nga ata që bëjnë sikur flitet për një “interes personal” të një ambasadori, me këtë që po ndodh, janë duke thënë të vërtetën. Eshtë e tepërt që letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shikohet e lidhur edhe me “refuzimin” e Edi Ramës për dialog. Ky i fundit, në këtë fazë të reformës, nuk ka çfarë “të negociojë” edhe po të dojë ta bëjë këtë” shprehet Majko.

Në vijim, Majko shkruan se: “E vërteta e vërtetë është se politika shqiptare nuk është vënë nën presion për të pranuar të “pamoralshmen” apo “kapjen e sistemit”. Arsyetimi se refuzimi i reformës së drejtësise është një akt sovraniteti është ironik. Edhe zhurma nën tavolinë për refuzimin e një “Euleksi” në Shqipëri nuk ka asnjë paralele për një vend anëtar të NATO-s. Reforma e drejtësisë do të preki vetëm “sovranitetin” e sistemit të korrupsionit në vend. Refuzimi i kësaj Reforme do të njollosi vendin dhe politikën e tij. Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe jo sovraniteti i saj është ai cfarë diskutohet me votimin ose jo të reformës në drejtësi. Refuzimi i Reformës të Drejtësisë nuk do të jetë një akt ku “cudia më e madhe zgjat tre ditë!” Letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të qartë se politika shqiptare është përgjegjëse për një vendim që shkon përtej një mandati katër vjeçar për të cilin ajo është votuar”.

“Refuzimi i Reformës së Drejtësisë do të konsiderohet një akt frike i politikës. Historikisht kur politika dhe frika janë bërë bashkë ato e kanë izoluar Shqipërinë. 21 korriku është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Politika duhet të vendoset në krah të interesave kombëtare të vendit”, shkruan Majko.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Majko mjaft kane hedhur pluhur syve te tjeret, mos bej avokatin e ShBA, se nuk kane nevoje. Duhet ti pergjigjesh nje pyetje te thjeshte, para se te akuzosh per antiperendimor. Perse na duhet nje Kushtetute, e financuar nga Soros, e bere nga njerezit e Soros, dhe qe imponohet nga njerezit e Soros, qofte ne Departament te Shtetit, qofte nga Jakomoni ne Tirane, e qofte nga xhandaret e Prefektit? Cpune ka nje diplomat i ShBA dhe nje diplomate e BE, ku ne nuk jemi pjese akoma ti bejne presion instutucioneve legjislative Shqiptare te keqija por te zgjedhura me vote te lire? A nuk ngjan si pika uji kjo me vellain e madh? Ose me derrat e kuq qe ndersejne qente e zinj te “Ferma e Kafsheve?” Cfare ndryshimi ka BE me teorine e “Sovranitetit te Kufizuar” te Brezhnjevit? Si shpjegohet se shumica e drejtuesve te BE kane nje te kaluar komuniste duke filluar me Manuel Barroson qe ka qene Maoist? Cfare pune ka nje miliarder si Soros te imponoje botes deshirat e tij duke kthyer ne kukulla Obamat, Klintonet, Merkelat dhe sigurisht edhe ushtarin e vogel Lu ne Tirane? Ketu spo llogaris ate zdapin qe ma keni vene ne krye te partise tuaj. Mos na bej moral per perendimin nese ste pelqen te pergjigjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button