Mustafa: Do t’u krijojmë mundësi qytetarëve të lëvizin të lirë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e miratimit të propozimit për liberalizimin e vizave nga ana e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, tha se ky është një lajm shumë pozitiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Mustafa, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka shkruar se rekomandimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është aprovuar me shumicë të votave të komitetit në fjalë.

Duke vënë në dukje se tani është koha që me bashkëpunim të arrihet suksesi i përbashkët, Mustafa u shpreh se “Tani institucionet do t’i adresojnë çështjet e mbetura dhe t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button