SÇE: Zvogëlohen 20,5 milionë euro nga IPA 2

 Sekretariati për çështje evropiane (SÇE) sot me kumtesë ka informuar për shkallën e mjeteve të programuara  për vitin 2016 dhe gjendjen reale rreth shkallës së mjeteve të joangazhuara në fazën e programimit, dhe, siç thuhet, deklaratat e Komisionit Evropian dhe informatat në media, e të cilat kanë të bëjnë me SÇE si koordinues kryesor të IPA fondeve në vend.

“Sipas dokumentit strategjik kombëtar për Republikën e Maqedonisë, mjetet financiare për programin e vitit 2016 janë 91,6 milionë euro”, potencon Sekretariati.

Në programin për vitin 2016 janë programuar gjithsej 64,5 milionë euro dhe atë, siç qëndron, në suaza të programimit vjetor tre aksione – Pjesëmarrja në programet e unionit, Programi aksionar për migrim dhe azil, menaxhimi kufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe Programi aksionar për përkrahje të sektorit privat dhe mjedisit afarist (27,67 milion euro), pastaj programet shumëvjeçare për transport, mjedis jetësor dhe bujqësi (34,22 milion euro – alokim vetëm për vitin 2016) dhe mjete për përkrahje të shoqërisë qytetare (2,65 milionë euro).

Programi për vitin 2016, sipas SÇE-së, gjendet në konsultimin ndërresor në Komisionin Evropian dhe pritet të miratohet deri në fund të vitit nga IPA komiteti në Bruksel, pas çka mjetet do të vihen në dispozicion për shfrytëzim.

“Programimi i IPA mjeteve për vitin 2014-2020  është proces i vazhdueshëm. Deri tani janë programuar IPA mjete për vitin 2014, 2015 dhe 2016, ndërsa në vijim janë përgatitjet për programim për vitin 2017, ku pritet të definohen programe njëvjeçare plotësuese  për sektoret: Demokraci dhe qeverisje, Reforma në Administratën publike, Menaxhim me financat publike, Mekanizëm për përkrahje të procesit të Integrimit evropian, Programe të Unionit dhe Arsimit, punësim dhe politika sociale, duke e përfshirë edhe integrimin e komunitetit rom”, thuhet në kumtesën e sotme të SÇE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button