Shkelet armëpushimi në Siri, 3 të vrarë dhe 17 të plagosur

Është shkelur armëpushimi 72 orësh i shpallur nga regjimi i Asadit në Siri. Avionët rusë kanë sulmuar Xhesr-in dhe Shugur-in në Idlib ku si pasojë të paktën 3 fëmijë kanë humbur jetën dhe 17 persona janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet lokale në Idlib, thuhet se armëpushimi i shpallur nga regjimi i Asadit ditën e djeshme, është shkelur nga avionët rusë të cilët kanë bombarduar disa vendbanime në Xhesr dhe Shugur.

Burimet konfirmuan se në këtë sulm të paktën 3 fëmijë kanë humbur jetën dhe 17 civilë kanë mbetur të plagosur. Avionët rusë kanë sulmuar edhe një spital të improvizuar dhe si pasojë spitali ka pësuar dëmtime të shumta.

Ushtria e regjimit të Asadit shpalli një armëpushim 72 orësh i cili fillonte në 01:00 e datës 6 korrik dhe përfundonte në orën 00:00 të datës 8 korrik. Armëpushimi u shpall i vlefshëm për të gjithë territorin e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button