Alma Lama fiton gjyqin ndaj Gold Ag, Youtube bllokon këngën “Shqiptar 2”

Bëhet fjalë për padinë që deputetja e LDK-së Alma Lama, kishte ngritur ndaj reperit Gold Ag, pasi ajo ishte ndier e fyer nga kënga e tij “Shqiptar 2”.

Gjatë seancës së fundit, Alma Lama dhe avokati i saj kishin kërkuar masën e sigurisë për ndalimin e këngës si dhe bllokimin e llogarive bankare.

Gjykata e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e saj kundër këngëtarit dhe tashmë kënga e tij “Shqiptar 2” është fshirë nga Youtube, raporton Magazina.al

Por sipas burimeve të Magazina.al, përveç këngës, pas vendimit të gjykatës reperit i janë bllokuar edhe llogaritë bankare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button