Portugalia është finalisti i parë i EURO 2016 (VIDEO)

Kombëtarja e Portugalisë mundi Uellsin në gjysmëfinalen e zhvilluar në ‘Stade de Lyon’, për të siguruar biletën për në finalen e Parisit.

Portugezët mundën Uellsin me rezultatin e pastër 2-0, falë golave nga Ronaldo (50) dhe Nani (53), duke eliminuar kështu një nga surprizat më të mëdha të Evropianit.

Ronaldo dhe Portugalia tani do të presin fituesin e takimit Francë – Gjermani, për të zbuluar kundërshtarin e finales.

Portugalia dhe fituesi i gjysmëfinales Francë – Gjermani do të ndeshen në finale në ‘Stade de France’ më 10 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button