Reagon sindikata gjyqësore: Nuk lejohet shkurtimi i pagave të punonjësve

Sindikata gjyqësore sot vlerësoi se shkurtimi i pagave të të punësuarve në administratën gjyqësore gjatë grevës pa marrë vendime të veçanta me të drejtë ankese është kundërkushtetuese dhe kundërligjore.

“Urdhri nuk është dhe nuk mund të jetë mbi Ligjin dhe Kushtetutën, ndërsa përllogaritja e re e pagave nuk mund të përfundojë deri më 08.07.2016, kur në parasysh të merret se një numër i madh i të punësuarve në gjykata gjatë qershorit e kanë shfrytëzuar pushimin e vjetër vjetor, ndërsa disa kanë qenë në pushim mjekësor”, theksohet në kumtesën e sindikatës.

Që atje theksojnë se bashkë me Shoqatën e administratës gjyqësore për këtë do ta njoftojnë Avokatin e popullit, ndërsa do të kërkojnë edhe mbrojtje nga Inspektorati shtetëror i punës. Sipas Sindikatës, kjo procedurë është me qëllim të shkelet rezistenca e grevistëve dhe të ndërpritet greva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button