Thaçi: Faktori ndërkombëtar duhet të jetë më i rreptë me politikanët

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka shprehur besimin se pas takimeve me diplomatin gjerman, Johanes Hajndëll, dhe ndihmëssekretaren amerikane të shtetit, Victoria Nuland, do të ketë zgjidhje të mundshme për krizën politike, njofton REL.

Thaçi ka thënë se faktori ndërkombëtar duhet të jetë më i rreptë me politikanët, që sipas tij është edhe arsyjea për zvarritjen e krizës në vend.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë që po ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës, duhet të kenë qëndrim më të rreptë dhe të mos tolerojnë kërkesa dhe dëshira të ndryshme të partive politike. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet zgjidhje dhe t’i jepet fund krizës”, ka deklaruar Thaçi para gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button