ZYRTARE: Morata e lë Juventusin

Sulmuesi Alvaro Morata përfundimisht është shitur nga Juventusi në drejtim të Real Madrid, pas marrëveshjes ku ka shkruar se ai mund të riblehet.

Spanjolli i ishte bashkuar Bianconeri për 20 milionë euro, por në kontratën e tij ka shkruar se ai mund të kthehet te Los Blancos për vlerën prej 30 milionëve.

Njoftimin për shitjen e tij e ka bërë Zonja e Vjetër përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, ku janë bërë të ditura të gjitha kushtet e marrëveshjes së re, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button