EURO 2016, UEFA kërkon nga lojtarët që të mos i marrin fëmijët në fushë

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), u bëri thirrje lojtarëve që të mos i marrin fëmijët e tyre në fushë për të festuar fitoret gjatë Kampionatit Evropian, duke theksuar se skena të tilla janë të bukura, por nuk janë të sigurta.

Futbollistët e Uellsit në mënyrë të mahnitshme arritën në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian në Francë, pasi të premten me një kthesë në rezultat, fituan 3:1 kundër Belgjikës. Këtë fitore lojtarët e Uellsit papritur e festuan me fëmijët e tyre të cilët iu bashkuan në fushë, e cila ka impresionuar shumë adhurues të futbollit.

Megjithatë, UEFA kërkon që të mos organizohen skena familjare në fushë në ndeshjen gjysmë-finale mes Uellsit dhe Portugalisë në Lion të mërkurën.

“Ky është Kampionat Evropian, dhe jo argëtim familjar. Stadiumi nuk është vend i sigurt për fëmijët, nëse tifozët ia mësyejnë fushës apo stafi nxjerrë makinat në lëndinë”, tha Martin Kallen, drejtor i Kampionatit Evropian në Francë

“Këto janë skena të bukura. Ne nuk jemi plotësisht kundër kësaj, por jemi të kujdesshëm”, shtoi Kallen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button