Zyrtarëve gjyqësor do tu ulen pagat për shkak të grevës

Këshilli gjyqësor për buxhet do t’i ulë rrogat e grevistëve, jo vetëm për 40 për qind, por për 60 për qind, akuzoi sekretari i përgjithshëm i Sindikatës gjyqësore, Tërpe Dejanoski. Ai konsideron se ky është edhe një tentim më shumë që të pengohet greva e administratës gjyqësore dhe të largohet vëmendja nga problemet e zyrtarëve gjyqësorë.

Tërpe Dejanovski, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës gjyqësore, për TV21, tha se në vend se të gjendet zgjidhja e problemit, organet kompetente po mundohen t’i ulin rrogat e administratës gjyqësore për 60%, transmeton 21 Media.

Sipas tij, Këshilli gjyqësor për buxhet po mundohet në këtë mënyrë t’i dënojë grevistët.

„Edhe pse është e paraparë me ligj, megjithatë kjo paraqet zbatim selektiv të Ligjit për shërbim gjyqësor, sepse deri më tani në praktikë janë zbatuar shumë pak nene nga ky ligj. Nëse më të vërtetë janë të vendosur ta zbatojnë ligjin, atëherë pse nuk i zbatojnë dispozitat e Ligjit për trajnim të zyrtarëve gjyqësor?”, u shpreh Tërpe Dejanoski, Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button