Ҫifti i famshëm i showbiz-it, prindër për herë të dytë

Një ndër ҫiftet më të adhuruar të showbiz-it, Emily Blunt dhe John Krasinski, në një ditë të shënuar kanë dhënë një lajm të bukur për familjen e tyre. John Krasinski, më 4 korrik, ditën kombëtare të USA-s, ka dhënë lajmin në Twitter se familja e tyre është shtuar edhe me një pjesëtar të ri. Emily Blunt ka sjellë në jetë një vajzë të bukur, dy javë më parë. Ҫifti janë prindër edhe të një vajze tjetër 2-vjeҫare.

Aktori 36-vjeҫar shkroi të hënën në Twitter: “Nuk kishte mënyrë më të mirë për të festuar 4 korrikun… se sa të lajmërojmë anëtarin e 4-t të familjes. Dy javë më parë, ne takuam vajzën tonë të bukur Violet #Happy4th”

Pak javë më parë, pas lajmit që do të sillte në jetë një vajzë, Blunt tregoi për mediat se vajza e madhe, Hazal, kishte filluar ndjesitë e para të të qenit motra e madhe: “E dëgjojmë shpesh në shtëpi të thotë “Jam motra e madhe’”, – tha Blunt për vajzan 2-vjeҫare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button