Pushteti përgatit ligj të ri për reklama qeveritare në media

Qeveria e Maqedonisë në seancën e së premtes ka miratuar tekst, i cili është propozuar në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për reklamim qeveritar në media, njofton Portalb.

Propozim – ligji sipas të gjitha gjasave, javën e ardhshme do të ndodhet përpara deputetëve, ndërkaq deri më tani është e panjohur se çfarë saktësisht propozon Ministria në lidhje me legalizimin e reklamave qeveritare. As opozita nuk është e konsultuar për përgatitjen e këtij ligji.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selamani, ligji do të ketë pasoja shkatërruese ndaj lirive të mediave dhe ndaj informimit të qytetarëve, ai shton se me këtë, do të legalizohet korrupsione në media, transmeton Portalb.

“Kjo do të jetë goditje e madhe ndaj përpjekjeve të deritanishme për lirimin e mediave nga kontrolli i VMRO – DPMNE-së. Këtë fakt patjetër duhet ta dinë, LSDM, BDI dhe PDSH, por edhe SHBA dhe BE. Ligji ka pasoja shkatërruese ndaj lirive të mediave dhe informimit të qytetarëve. Jo vetëm që me paratë tona do t’i kontrollojnë mediat, por edhe në programet e tyre do të promovojnë gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta. Së pari Qeveria ngelet, kryeredaktor i mediave, si në “bombat” kur Sasho Mijallkov, e urdhëron Llatasin që çfarë të nxjerrë në lajme. E dyta, Qeveria nuk e ka krasitur politikën kadrovike në media, do të vazhdojë pastrimi i redaksive nga redaktorët kritikues dhe do të vendosë megafonat e tyre, të cilët në vend gazetarisë, do të shesin propagandë gebelsiane, të cilën e shohim çdo ditë. E treta, Qeveria do të ngelet reklamuesi më i madh në treg. Mediumet i kontrollon ai që i financon. E katërta, propaganda partiake e VMRO – DPMNE-së, me ligj do të shpallen për interes publik. Mediat do ta vërshojnë me fushata të cilat do të na shesin gënjeshtra me bisht, për sukseset e Gruevskit. Do të vazhdojnë të na tregojnë se nga sa fëmijë do të lindim, që më pas ndonjë maniak në rrugë të shkelë me fëmijë. Nëse nuk i ndalojmë këtu, mos u çuditni nesër kur në fushatë zgjedhore të na mësojnë se si të bëjmë dashuri. E pesta, me paratë tona, Qeveria i disiplinon mediat, megafonat e saj do t’i shpërblejë me shumë para në shenj të falënderimit për kryerjen e interesave të pushtetit, ndërkaq mediave kritike do t’ua lyej sytë me shuma minimale”, reagon Selmani. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button