Kuvendi harron shpërndarjen e drejt të votuesve

Parlamenti akoma nuk ka shqyrtuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor për ndarje proporcionale të votuesve nëpër njësitë zgjedhore, edhe pse kjo ishte ndër arsyet kryesore për mbledhjen e serishme të tij, javë më parë, raporton Alsat-M.

Deputetët thonë se kjo çështje diskutohet në bisedimet mes partive kurse nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk do të ngrenë iniciativë pa pasur një marrëveshje paraprake.

Në kohën që parlamenti ishte i shpërbërë, anëtarët e KSHZ-së i dërguan një letër kryetarit Veljanovski, ku theksonin nevojën për ndryshime në Kodin Zgjedhor, për shpërndarjen e votuesve nëpër njësitë zgjedhore. Numri i votuesve është jashtë kuÞrit të lejuar me ligj prej -+3% (minus, plus 3 për qind në njësitë zgjedhore numër 3, 4 dhe 6 kurse opinioni për disa vite radhazi e ka vlerësuar si ndarje që diskriminon votën e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button