Ja pse disa njerëz vuajnë më shumë se të tjerët nga pickimet e mushkonjave

Ekziston një legjendë urbane që thotë se “njerëzit që kafshohen më shumë nga mushkonjat janë ata që kanë gjakun e ëmbël”, transmeton Mapo. Por a është kjo e vërtetë? Dhe a është së pari e vërtetë që disa njerëz kafshohen më shumë se të tjerët nga mushkonjat?

Pse pickojnë mushkonjat?

Duhet të dini se vetëm mushkonjat femra janë ato të cilat pickojnë pasi ato janë në kërkim të izoleuncinës e cila është shumë e rëndësishme për prodhimin e aminoacideve. Ky acid është një protein e rëndësishme jo vetëm për humanët por edhe për mushkonjat.

Mushkonjat femra kanë nevojë për proteinën për të zhvilluar vezët, gjithashtu ato janë jetësore për mushkonjat dhe burimi më i mirë i tyre janë venat e gjakut.

Pse mushkonjat tërhiqen nga disa persona?

Studimi është ende në vazhdimësi, por deri më tani disa hipoteza janë cilësuar si të pranueshme. Ndër to përmendim:

1) Fajesoni prinderit tuaj, gjenetika eshte nje arsye per te qene preja e mushkonjave. Faktori gjendet ne ADN tuaj.

2) Kimikatet ne lekure terheqin mushkonjat, por studjuesve u duhet te analizojne me detaje kimine trupore te njerut per te zbuluar se cfare ju ben ju nje magnet.

3) Steroidet dhe kolesteroli ne siperfaqe te lekures, ju ben dyshues per mushkonjar. Kjo nuk do te thote se mushkonjat targetojne personat obeze apo ata qe kane teprice yndyrnash. Kjo nenkupton se te keta persona kolesteroli procesohet ne menyre efektive ne siperfaqen e lekures.

4) Niveli i larte i acidit urik dhe emetimit te dioksidid te karbonit terheq mushkonjat. Femrat shtatezena dhe personat e shendosh emetojne me teprice dioksidin karbonik, duke i bere keta persona me atraktiv ndaj mushkonjave.

5) Nxehtesia dhe levizja ju ben gjithashtu me te prirur ndaj pickimit te mushkonjave.

6) Disa baktere qe gjenden ne siperfaqe te lekures terheqin mushkonjat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button