Dy zjarre të qëllimshme ne Jalë, zona bregdetare mbulohet nga tymi

Me rritjen e temperaturave janë regjistruar dhe zjarret e para në Shqipëri. Në zonën e Jalës raportohen dy vatra zjarri.

Banorët dhe turistët të cilët ndodhen për pushime janë të shqetësuar për tymin që ka mbuluar gjithë zonën e plazhit.

Zjarret kanë qenë të qëllimshme, pasi u është vënë flaka dy pirgjeve të mbeturinave në  zonën e kalçetos prapa Kavalishencës.

Flakët e zjarrit rrezikojnë të përhapen më tej nga era. Sakaq as zjarrëfikëset dhe as policia nuk ka shkuar në vendngjarje.

Zona mban e tëra erë tymi e djegie, raporton Oranews.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button