Mijëra njerëz në rrugët e Londrës protestuan kundër Brexit

Mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Londrës për të shprehur revoltën kundër vendimit të votuesve në referendumin e fundit që Britania e Madhe të dalë nga anëtarësimi i Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të tubuarve ishin njerëz kryesisht të rinj të cilët marshuan në kuartin Westminster duke brohoritur: “Unë jam me BE-në”, “Çfarë të bëjmë? Të qëndrojnë në BE?”.

Në Britani para disa ditësh u mbajt referendumi në të cilin 52 përqind e votuesve thanë se duan që vendi i tyre të braktisë BE-në.

Qeveria britanike është e detyruar të paraqesë zyrtarisht rezultatet e referendumit dhe kërkesën për dalje nga Unioni ndërsa negociatat për këtë do të duhej të zgjasin deri në dy vite.

Vlerësohet se në Londër jetojnë afro 850 mijë qytetarë të cilët kanë lindur në vendet tjera të BE-së, më së shumti polakë dhe irlandezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button