Masat e sigurisë në aeroportin në Antalia në shkallën më të lartë

Pas sulmit terrorist të kryer të martën në Aeroportin ndërkombëtar Ataturk të Stambollit masat e sigurisë në njërin nga aeroportet me qarkullim më të madh në Turqi, në Antalia, u ngritën në shkallën më të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

Aeroporti në Antalia është një nga ato që më shumë përdoret në Turqi dhe masat e shtuara të sigurisë kanë çuar në turma të mëdha të njerëzve në afërsi të aeroportit në qytetin turistik.

Turma është zgjeruar edhe më tepër për shkak të Bajramit, festës fetare muslimane.

Në hyrje të aeroportit policia dhe forcat speciale kontrollojnë çdo automjet. Personave të cilët dyshohen dhe gjenden në automjet, policia iu kërkon dokumentet e identifikimit. Gjatë kontrolleve policisë u ndihmojnë edhe qentë zbulues.

Kolona e automjeteve që lëvizin në drejtim të aeroportit në Antalia është e gjatë rreth pesë kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button