Historia e Taylor Swift me Tom Hiddleston mund të jetë sajuar për një arsye të paimagjinueshme

Të gjithë e duan dashurinë. Por disa janë fansa më të mëdhenj sesa të tjerët. Dhe dikush njihet publikisht si kryetare e fansave të dashurisë. Është Taylor Swift. Ajo që sapo është ndarë nga Calvin Harris dhe është parë në shumë foto romantike me Tom Hiddleston. Sepse asaj i pëlqen të jetë e dashuruar. Ajo e do dashurinë.

Ai është simpatik, sharmant, bën filma…Nuk ka ndonjë çudi, megjithatë dikush në E! online, ka nxjerrë një teori, që në të vërtetë bën shumë sens. Çfarë është ajo, do thoni ju.

Gjithashtu interesante është që fotot e turit të tyre të dashurisë nëpër botë, janë realizuar të gjitha nga e njëjta agjenci fotosh. Që do të thotë, ose ata janë shumë me fat, ose janë të sinkronizuar me çiftin, ose paguhen.

Një tjetër pikë që E! zbulon: aeroplani privat i Taylor. Sigurisht që ka kuptim që ata e marrin në udhëtimet e dashurisë, kur ke një Bentley pse duhet të marrësh me qira një Zipcar, fundja? Por siç vë në dukje E!, “Është ajo duke paguar faturat. Mund të jetë ndoshta kjo gjë në kontratën e tij si njeriu kryesor në videoklipin e ri të saj?”

Mundet?

Swift nxori albumin e ri, 1989, dy vjet më parë dhe albumet e mëparshme kanë dalë të gjithë me një diferencë prej 2 vitesh, Red, 2012, Speak Now, 2010, Fearless, 2008. Sipas rregullit, duhet të presim një të ri këtë vit….

Kështu…që ndoshtaaaa është histori e vërtetë…por ndoshta do kemi një album të stilit Beyonce, Justin Bieber dhe një publikim videoje në të ardhmen, si videot e Swift-it, kanë qenë pak a shumë prej kohësh dhe aktori Tom Hiddleston është pjesë e kësaj. Ndoshta është për famën. Për fiksimin e medias me marrëdhëniet e Sëift. Apo mungesa e privatësisë kur një i famshëm del me një tjetër të famshëm!

…dhe ndoshta, por vetëm ndoshtaaaa… Calvin Harris, ish-i dashuri i famshëm, i Swift ka pasur të drejtë kur ka thënë që Swift manipulon mediat me hisotritë e saj.

Elle

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button