Yagcilar: Kosova pret liberalizim të vizave në vjeshtë

Ministri i Administratës Publike të Kosovës dhe kryetari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Mahir Yagcilar, duke theksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE) në përjashtim me marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kriterin e luftës kundër korrupsionit, tha se “Vlerësojmë se Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave nga fundi i vjeshtës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Yagcilar, përgjegjës për të drejtat dhe trajnimin e nëpunësve në shtetin e Kosovës, shtet ky i cili i vazhdon bisedimet për anëtarësim në BE, në deklaratën për gazetarin e AA-së, rikujtoi se në muajin maj Komisioni Evropian kishte miratuar rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kishte parashtruar kriteret që Kosova duhet t’i plotësojë.

Duke thënë se këto kritere janë marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit, Yagcilar u shpreh se “Ne si Kosovë i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Ka ngelur vetëm kriteri i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit. Edhe këto do t’i plotësojmë shumë shpejt. Në këtë drejtim, presim që Evropa të jetë pak më konstruktive dhe ndihmuese. Nëse krahasohet me shtetet tjera, nga Kosova u kërkuan shumë më tepër kritere për liberalizimin e vizave. Këto i kemi plotësuar të gjitha. Vlerësojmë se Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave nga fundi i vjeshtës”.

Yagcilar vuri në pah se Kosova i jep rëndësi procesit të anëtarësimit në BE. “Rruga e Evropës është Bashkimi Evropian. Kosova është në Evropë dhe e dimë të gjithë se ajo ecën përpara me vlerat evropiane”, tha Yagcilar.

– “Kërkojmë më shumë investime nga biznesmenët turq”

Ndërkaq, në lidhje me procesin e Turqisë për anëtarësim në strukturat e BE-së, Yagcilar theksoi se “Dëshirë e jona është që edhe Turqia ta fitojë liberalizimin e vizave. Duhej që deri më sot Turqia ta fitonte atë”.

Sipas tij, Turqia si fuqi ekonomike dhe shtet në zhvillim e meriton liberalizimin e vizave.

Sa u përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë, Yagcilar e falënderoi shtetin turk për mbështetjen.

Duke rikujtuar se Turqia ishte njëri nga shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, Yagcilar vuri në pah se biznesmenë nga Turqia kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.

Ai poashtu nënvizoi se marrëdhëniet në fushën e tregtisë, shëndetësisë, arsimit dhe fushave të tjera po zhvillohen çdo ditë e më shumë. “Kompanitë turke po ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen e nivelit të punësimit në Kosovë me ndihmat e tyre. Kërkojmë që biznesmenët turq t’i rrisin edhe më shumë investimet e tyre në Kosovë”, u shpreh Yagcilar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button