“Rusia do ti heq gradualisht kufizimet ekonomike ndaj Turqisë”

Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev theksoi se kufizimet ekonomike ndaj Turqisë do të hiqen gradualisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Medvedev i cili foli në mbledhjen e qeverisë në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, njoftoi se në përputhje me udhëzimin e dhënë nga ana e presidentit Vladimir Putin do të përfundojnë kufizimet ekonomike ndaj Turqisë.

Ai potencoi se kufizimet ndaj Turqisë do të hiqen gradualisht që të mos dëmtohen prodhuesit rus në vend. Kryeministri rus tha se do të kërkojnë disa garanci nga autoritetet turke për sigurinë e turistëve rusë që do të shkojnë në Turqi.

Putin dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dje zhvilluan një bisedë telefonike dhe arritën konsensus për hyrjen në procesin për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button