Ja se si Mostari solidarizohet me Stambollin! (FOTO)

Një nga simbolet më të rëndësishme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Ura e Mostarit, pas sulmit terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, është ndriçuar sonte me ngjyrat e flamurit turk.

Ura emri i së cilës është vendosur edhe qytetit në të cilën ndodhet në jug të vendit është veshur me një ndriçim me ngjyra të kuqe dhe të bardha. Ura simbolizon paqen në qytetin me shumë etni. Në këtë mënyrë përmes saj është dhënë edhe një mesazh solidariteti me Turqinë dhe popullin turk.

Ura është ndërtuar nga nxënësi i Arkitekt Sinanit, Arkitekt Hajreddin në vitin 1566. Fama e urës nuk është e kufizuar vetëm me qytetin i cili mban emrin e saj, por ajo është simboli i paqes dhe i bashkimit dhe ndërthurjes së civilizimeve në këtë vend. Ura e cila mund të quhet dhe ndryshe si shpirti i qytetit Mostar më 9 nëntor të vitit 1993 u shemb nga një sulm i artilerisë kroate të asaj kohe, raporton AA.

Me ndërhyrjen e Turqisë ura historike u kthye në identitet në vitin 2004 dhe në po të njëjtin vit u hap për vizitorët duke e rimarrë përsëri përsipër mbi supe simbolikën e bashkëjetesës së civilizimeve.

Ura e Mostarit bashkë me pjesën e vjetër të këtij qyteti, u shpall nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button