(Përditësim) Sulm terrorist në Stamboll, 31 të vdekur dhe 147 të plagosur

Ministri turk Drejtësisë, Bekir Bozdağ në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit ka deklaruar: “Deri më tani sipas informacioneve të fundit, numri i atyre që kanë humbur jetën është 31. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur. Ndërsa numri i të plagosurve është 147”, raporton Anadolu Agency (AA).

____________________________________

Nga shpërthimi në Aeroportin Ataturk kanë mbetur të vdekur dhjetëra persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Deri më tani bilanci i personave të vdekur ka arritur 28 ndërkaq i të plagosurve në 60, njoftojnë mediat turke.

shpërthimi në Stamboll

__________________________________________

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdağ ka deklaruar se “Sipas informacioneve që më janë dhënë një terrorist fillimisht ka hapur zjarr përreth në hyrje të departamentit të linjave të jashtme në aeroportin Atatürk dhe më pas ka shpërthyer veten e tij. Sipas të dhënave paraprake kemi afërsisht 10 persona të vrarë dhe afërsisht 20 të plagosur”, raporton Anadolu Agency (AA).

1

 5
6
 ______________________

Mësohet se në aeroportin Ataturk në Stamboll, ka ndodhur një shpërthim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve paraprake, theksohet se në shpërthimin të ndodhur në Terminalin e linjës së jashtme të aeroportit ka të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur një numër i madh i policëve, zjarrfikësve dhe ekipet shëndetësore.

Ekipet shëndetësore kanë bërë ndërhyrjen e parë ku të plagosurit u transferuan në spitale, ndërsa aeroporti u mbyll për hyrje dhe dalje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button