EURO 2016: Islanda shokon Anglinë (VIDEO)
Befasia më e madhe e Evropianit ka mahnitur sërish.
Islanda ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar në çerekfinalen e kampionatit evropian.
Islanda e mundi Anglinë me rezultatin 2-1 për t’u kualifikuar, duke arritur suksesin më të madh në historinë e kombëtares.
Wayne Rooney fillimisht kaloi Anglinë në epërsi në këtë takim, mirëpo islandezët përmbysën gjithçka në pjesën e parë, me anë të Sigurdsson dhe Sigthorsson.
Islanda tani do të përballet me Francën në çerekfinale më 3 korrik.