Ademi: Vendet e Grupit të Vishegradit shembull për bashkëpunim të mirë

­ Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot në hapësirat e BE Info Qendrës mori pjesë në ceremoninë me rastin e marrjes së kryesisë së grupit të Vishegradit nga Republika e Polonisë.

Zëvendëskryeministri Ademi, siç njoftojnë nga zyra për Informim e SÇE­së, uroi Republikën e Polonisë për marrjen e kryesisë së grupit të Vishegradit, me ç’rast, shprehu dëshirë për realizim të suksesshëm të programeve dhe qëllimeve gjatë vitit.

“Vendet e grupit të Vishegradit janë shembuj të mirë për bashkëpunim të cilat mund të merren në rastet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti nëse e marrim parasysh se ne ndajmë vizion të njëjtë të jemi anëtarë të BE­së”, ka theksuar Ademi, duke falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të fuqishëm të grupit të Vishegradit në procesin eurointegrues të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button