Aksident në rrugën Gostivar –Shkup, humb jetën një grua

Një banore 69 vjeçare nga Gostivari e ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuat gjatë përplasjes nga një automjet motorik “Lada uaz” i drejtuar nga banori 79 vjeçar nga Shkupi, informon policia.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gostivar-Shkup , në drejtim nga udhëkryqi Zdunja me pikëpagesën në Gostivar. Gruaja ka tentuar në këmbë ta kalojë rrugën, por është përplasur nga një automjet dhe ka vdekur në vendngjarje.

Ekipe të policisë dhe prokurori publik mbrëmë vonë kanë kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button