Skocia do të inicojë bisedime me BE-në për të qëndruar në Union

Ministrja e Parë e Skocisë Nicola Sturgeon tha se do të inicojë bisedime të drejtpërdrejta me kombin dhe institucionet e Bashkimit Evropian (BE) për të gjetur mënyrë që vendi i saj të mbetet në Union, pa marrë parasysh vendimin e Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja, raporton Anadolu Agency (AA).

Sturgeon deklaroi se votuesit në Skoci kanë dhënë mbështetje “pamëdyshje” për të qëndruar në BE.

Megjithatë, në dobi të daljes kanë vendosur votat e shumicës së trupit elektoral nga Anglia. Pas takimit me kabinetin e saj Sturgeon tha se “Do të kërkojmë të hyjmë në biseda të drejtpërdrejta me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian”.

Ajo shtoi se referendumi i ri për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe, po ashtu, është një nga propozimet që gjenden në tavolinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button