Rrëfehet e ëma e djalit të dhunuar: Ai nuk është autik, nga dhuna i binin flokët

Me anë të një letre të bërë publike për median, e ëma e djalit të dhunuar rrëfen ditët e zeza, faktin që ëngjëlli i saj nuk mund ti tregonte për shkak të frikës. Ndonëse prej kohësh kishte vënë re se tek djali i saj diçka nuk shkonte, pronarja i kishte premtuar se e trajtonte sidjalin e saj.

Por ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi pamjet shokuese kanë prekur çdo qytetar.

“Anabel. …Po reflektoj dhe pse në gjendje psikologjike të rëndë, e imja dhe e tim bir… Jam mamii atij vogëlushi që është rrahur barbarisht, është mbyllur brenda një dhome me errësirë çdo ditë, i shkuleshin flokët, saqë kur e laja, vëreja pika të kuqe në kokë dhe i binin flokët dhe më thoshte vetëm: “Mami, mami”.

Mjalti me arrat që i çoja shtesë, nuk i hante im bir, por kjo kriminele dhe i shijonte.

Bebelinat, letrat e lagura që dërgonin fëmijët, i përdorte për vajzën dhe mbesën e saj.

Kur rrihte fëmijët, ishte siguruar me një solucion “Sprait” që largonte shenjat, raporton “Anabel”.

Aty janë dhunuar të gjithë fëmijët të cilët flasin dhe do të dëshmojnë. Djali im sa nisi duke folur në prill, por ndaloi kur e çova në kopësht.

I thoja asaj çdo ditë që diçka nuk shkon me djalin tim. Ajo më thoshte: “Pasha Allahun” e mbaj si djalin tim.

Femër shumë mashtruese. Nuk mund ta besoja. Çdo ditë si nënë kisha mbytje në vetvete. Djali im ka zhvillim pak të vonuar, por nuk është autik.

Dhe kjo ka qënë në dijeni që djali nuk flet. Thotë vetëm ca fjalë, sa kishte filluar të shpërthente.

Është i urtë, i dashur. Është jeta ime. Fëmija reagon ndaj dhunës. Kishte instiktet dhe u mbrojt, iu dridhën duart, (në video) shkoi e përqafoi edukatoren që e trajtonte mirë.

Ajo që më shqetëson është gjendja e djalit tim. Unë jam nëna e tij dhe vetëm dashuria ime do ta bëjë të kalojë gjithë këtë traumë prej 8 muajsh.

Tani ndodhemi në spital dhe unë dhe im bir që është në gjendje të rëndë dhe i duhej të bënte anestezi për një rezonancë magnetike. Faleminderit të gjithë shqiptareve”, perfundon letra ne fjale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button