Kryeministri Emill Dimitriev në Iftar në Veles

Në kuadër të miajit të Ramazanit, mbrëmë në Veles u mbajt iftar, të cilin e organizoi kryetari i komunës Sllavço Çadiev.

Kryeministri Emill Dimitriev, i cili mori pjesë në iftar, dërgoi urime deri te besimtarët islamikë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Dallimet në Maqedoni janë përparësi dhe pasuri e jona të cilat duhet të ruhen, ndërsa VMRO-DPMNE-ja këtë e njeh nga para shumë kohësh që nga Manifesti i Krushevës, i cili është një prej akteve më autentike qytetare të cilët organizata jonë e ka sjellë nga e kaluara, si dhe nga politika të cilën tani e zbatojmë”, potencoi Dimitriev.

Në vepër tregojmë, shtoi, se kjo parti u shndërruar në parti qytetare në të cilën bashkohen të gjitha strukturat etnike.

Falënderim për organizimin e iftarit dërgoi Nijaz Mustafovski, hoxhë nga Velesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button