Lëvizja Besa: Vazhdon partizimi dhe politizimi i sistemit të drejtësisë

“Pas informacionit se ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami, pa asnjë ditë përvojë punë në Prokurorinë Publike është emëruar prokuror publik, Lëvizja besa shtron pyetjen se cila ka qenë merita e tij që ai të kalojë në këtë detyrë: mos ka qenë dëgjueshmëria ndaj Shefit, që i emëron prokurorët, apo merita e tij në rastin “Monstra”?”, reagojnë nga Lëvizja Besa

Ata shtojnë se përveç tij, në këtë detyrë është zgjedhur edhe Anita Topalova-Isajlovska, që është grua e zëvendësministrit të sapoemëruar nga VMRO-DPMNE, Ilija Isajlovski.

“Besa gjykon se nëse çifti VMRO-BDI mendon se duke instaluar aparatçikë partiakë në këto institucione, ashtu ta planifikojë shpëtimin e vet nga drejtësia pas rënies nga pushteti, e ka fort gabim, sepse në rrethana kur në Maqedoni do të instalohet drejtësia, për çka ne angazhohemi dhe punojmë seriozisht, nuk u bën punë asnjë prokuror e gjykatës me librezë partiake. Besa konstaton se emërimi i kuadrove partiake në detyra kaq të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në shtet, flet në të mirë të argumentit tonë se në Maqedoni drejtësia është krejt e politizuar dhe ajo u shërben vetëm partive në pushtet. Ndërkaq, edhe me këtë rast Lëvizja Besa thekson se ajo angazhohet për ridefinimin e drejtësisë në vend, duke e depolitizuar atë dhe duke vendosur standarde që prokurorët e gjykatësit të zgjidhen jo për shkak të meritave partiake e politike, por për shkak të meritave e bagazhit të tyre profesional”, reagon Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button