LR-PDSH: Pushteti VMRO – BDI vazhdon me politizimin e gjykatave dhe Prokurorisë

“Emrimi i Xhelal Bajramit ish zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme të RM si prokuror në prokurorinë e Republikan të RM është një tentim i radhës për të politizuar prokurorinë dhe për ta rrënuar edhe më tej sistemin e drejtësisë”, reagojnë nga LR-PDSH.

Sipas tyre, emërimi i personave politik në gjykata dhe prokurori  është një shkelje e rëndë ndaj sistemit të pavarur të drejtësisë.

“Gjatë periudhës së tij si zv. ministër i MPB-së ndodhën shumë aksione policore ndaj shqiptarëve, kujtojmë opinionin shqiptar  konferencën për shtyp të Gordana Jankullovskës së bashku me zv ministrin e asaj kohë Xhelal Bajrami të cilët thyen parimin e prezumimit të pafajësisë duke i shpallur fajtor dhe vrasës të dyshuarit e rastit të Monstrës  pa e dhënë drejtësia verdiktin e saj. Emrimi tjetër i Dilaver Bekteshit si prokuror në Prokurorinë e lartë i cili nga pozita e anëtarit të këshillit të prokurorëve të RM zgjidhet prokuror në Prokurorinë e lartë të Shkupit është një keqpërdorim i pozitës dhe konflikt interesi.   Po ashtu nëpërmjet këtij reagimi i bëjmë me dije edhe Ministrit të drejtësisë Valdet Xhaferi, së sukses i tij dhe i partisë së tij do të ishte nëse emëronin shqiptar të dëshmuar dhe të pavarur  në ato gjykata dhe prokurori dhe jo ti rehabilitojnë ish funksionarët e dështuar politik”, shtojnë nga LR-PDSH.

Po ashtu LR PDSH, vlerëson se edhe zgjedhja e Anita Topalova – Isajlovska si zëvendëse e Marko Zvrlevski, përndryshe bashkëshorte e zëvendës Ministrit të Punëve të jashtme Ilija Isajlovski paraqet një nepotizëm klasik dhe konflikt të interesave.

Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, që ti analizojë këto përpjekje dashakeqe për të kapur edhe më shumë dhe politizuar  sistemin e drejtësisë dhe më pas për të vënë në shërbim për ta mbrojtur vetveten për krimet e bëra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button