“Nxënësit shqiptar të regjistrohen në paralelet në gjuhën shqipe”

Me hapjen e konkursit për regjistrimin e nxënësve nëpër shkollat e mesme për vitin shkollor 2016-17, një grup nxënësish nga shkolla e mesme ‘Cvetan Dimov’, apelojnë maturantët e rinjë që regjistrimet që do të bëhen në këtë shkollë të jenë në paralelet në gjuhën shqipe.

Sipas tyre këtë vit shkolla “Cvetan Dimov” nxënësve të rinjë do t’ju japë më tepër mundësi për zgjedhje duke shtuar drejtime të reja gjatë regjistrimit të tyre.

“Për shkak të cilësisë së mësimeve, shprehjes më të lehtë dhe diturive të fituara në gjuhën tonë amtare, krahasuar me ato me mësim në gjuhë tjera si ajo maqedonase, si edhe për shkak të lehtësisë të punës dhe komunikimit me mësimdhënës shqiptar përballë atyre maqedonas, ne si grup i nxënësve morëm një iniciativë, e cila bëhet edhe në shenjë solidariteti me shokët tanë të cilët nuk vijojnë mësim në gjuhën shqipe, dhe kanë dëshirë dhe nevojë të flasin dhe mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Kjo iniciativë gjithashtu merret për të përkrah një cilësi më të mirë të arsimit dhe procesit edukativo-arsimor të nxënësve në gjuhën e tyre amtare dhe për shkak të vështirësive që hasin ato kur mësimi bëhet në gjuhë maqedone edhe me mësimdhënës maqedon. Nuk kërkojmë asgjë tjetër përpos se të jemi të barabartë, dhe të trajtohemi në mënyrë të njejtë sitë gjithë nxënësit në këtë vend që mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Kjo është e drejtë themelore e njeriut e drejtave të shkollimit dhe e drejta e të shprehurit në gjuhën amtare.Ne jemi një, respektojmë dhe duam njëri-tjetrin si motrën dhe vëllanë tonë. Për këtë shkak edhe kemi marrë këtë iniciativë, pa ndonjë prapavi nacionale apo politike, vetem sepse e duam arsimin, e duam prosperitetin dhe duam të farkëtojmë ardhmërinë tonë”, thonë një grup i nxënësve të kësaj shkolle.

Programet e shtuara në shkollën “Cvetan Dimov” përfshijnë profilet e reja si drejtimin teknik juridik, infermieri, teknikë dhëmbësh dhe drejtimin laboratoriko-farmaceutik, në ndërkohë është larguar gjimnazi i përgjithshëm./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button