Maqedoni, Prokuroria e tërheqë padinë penale për tentim për vrasje ndaj gazetarit (Dokument)

Prokuroria Publike në Ohër, ka sjellë vendim me të cilin hidhet poshtë padia penale nga prokurori themelor për veprën, tentim për vrasje kundër N.T. dhe S.T. nga fshati Leskovac, të cilët vitin e kaluar e kanë sulmuar gazetarin, Sasho Denesovski, njofton Portalb.

Sipas vendimit të Prokurorisë, tentimi për vrasje nuk është vepër që ndiqet sipas kompetencave zyrtare.

Denesovski ishte i sulmuar me shufra të hekurit përpara thuajse 1 viti në orën 2:30 në oborrin e shtëpisë së tij, që më pas mori lëndime të rënda, por falë fshehjes pas makinës së tij, ai e shpëtoi jetën, transmeton Portalb.

“Për prokurorin Voisllav Dimovski, tentimi për vrasje nuk është vepër penale e cila ndiqet sipas kompetencave zyrtare, nëse do të ishte vrarë Denesovski, ndoshta i njëjti prokuror përsëri do ta vlerësonte se Deskovski ka qenë aq i qëndrueshëm saqë pa ndalur është goditur me shufra metali në kokë?! Për çfarë drejtësie flet Nikolla Gruevski? A ky është sistemi i tij i pavarur gjyqësor, apo Prokurori e pavarur? A aq ju duhen rrugaç dhe vrasës për të qëndruar në pushtet? Jo Nikolla Gruevski, do të përgjigjeni të gjithë, deri te i fundit”, thotë redaktori i “Ohrid Skaj”.

Sipas tij, prokurori Voisllav Dimovski, është i vendosur si kuadër i VMRO – DPMNE-së, i cili më parë ka qenë avokat, ndërkaq disa herë i është kërcënuar që ta tërheqë padinë kundër ish kryeshefit të SPB-Ohër. /Portalb

4444

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button