Arrestohet 43 vjeçari me mbi 800 kg hashash drejt Italisë

Policia e Vlorës ka arrestuar 43-vjeçarin Robert Myftari, i shpallur në kërkim me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

43-vjeçari, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 10 nëntor të vitit të kaluar në vendin e quajtur Cekodhima është përpjekur të trafikojë drejt Italisë 808 kilogramë hashash, transmeton Tch.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur trafikun e sasisë së konsiderueshme të drogës, që së bashku me gomonen u sekuestrua në atë kohë në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 43-vjeçarit gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button