Shfrytëzim i rritur i shërbimeve elektronike në shëndetësi

Gjithsej 16.721 të siguruar deri më tani i kanë shfrytëzuar shërbimet elektronike në shëndetësi.

Siç njoftoi Fondi për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM), shërbim më i shfrytëzuar është ajo për nostrifikim të mjeteve ndihmëse ortopedike. E kanë shfrytëzuar 13.412 të siguruar të cilët kanë dorëzuar dokumente përmes mjekëve amë dhe mjekët specialistë përmes rrugës elektronike.

Nga sjellja e shërbimeve elektronike, janë dorëzuar 1.022 kërkesa për FNB, 1.078 raporte për pengesë gjatë punës, si dhe 1.209 propozim-vlerësime të punës së përkohshme për punë.

“Përfitimet nga shërbiemt elektronike të cilët i solli Fondi për sigurim shëndetësor janë të shumta edhe për të siguruarit dhe për firmat dhe për punonjësit shëndetësor, me ç’rast nuk ka shpenzim kohe dhe mjete financiare që të shkohet te njësia rajonale e Fondit. Mundësi për kontroll në lëndën personale, se nëse është vendosur pozitivisht ose negativisht dhe kur do të bëhet pagesa në qoftë se bëhet fjalë për refundim të mjeteve, është gjithashtu një prej përfitimeve të numërta nga shërbimet elektronike”, njofton FSSHM.

Fondi përgatiti edhe video tutoriale – doracak i shkurtër për informim më të thjeshtë dhe të saktë rreth hapave të nevojshëm për shfrytëzim të shërbimit elektronik. Janë publikuar në ueb faqen http://www.fzo.org.mk

ose në linkun e Fondit në Youtube FSSHM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button