Drejtoresha e kopshtit që rrahu fëmijën ishte drejtuese e një emisioni investigativ (Video)

Anjeza Shabani, administratorja e një kopshti privat në Tiranë, e cila u gjirua duke rrahur në mënyrë mizore një fëmijë vetëm 3 vjeç në ambientet e kopshtit, është arrestuar nga policia.

Shabani është arrestuar nga Policia e Shtetit, bashkë me pesë punonjës të tjerë të kopshtit privat që ajo e drejtonte.

Mbi të rëndon akuza për keqtrajtim të miturish dhe shpërdorim detyre. Prokuroria po kryen veprimet në bashkëpunim me policinë, shkruan Telegrafi.

Anjeza Shabani që për pak minuta është shndërruar në personin më të urryer nga të gjithë pas publikimit të një videoje ku dhunon një fëmijë 3 vjeçar, nuk është një emër i panjohur në fushën e gazetarisë. Ajo ka qenë drejtuese e një emisioni televiziv. Duke parë fotot e saj në rrjetet sociale duket se është edhe vetë nënë e një vajze të vogël. Kundër saj ka nisur një reagim i madh në rrjetet sociale.

Shabani ka qenë bashkprezantuese e një emisioni inevstigativ së bashku me Armir Shkurtin, në Ora News.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button