Ombudsmani kërkon ndryshime të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme

Avokati i Popullit sot deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar Nismë për ndryshime në Ligjin për azil dhe mbrojtje të përkohshme, pasi ka përcaktuar se me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit u vështirësohet qasja e bashkimit familjar anëtarëve të familjes më të ngushtë të refugjatit të pranuar dhe personit nën mbrojtje të supsidiare.

Zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, sot në konferencë shtypi tha se me ndryshimet fundit ligjore nga prilli i këtij viti shtesë është vendosur korniza kohore për mundësinë për plotësimin e kësaj të drejte, gjegjësisht parasheh afat prej tre viteve që të mundet personi të realizojë të drejtën e bashkimit familjar.

-Kjo në praktikë do të thotë se personi me statusin e refugjatit të njohur apo personi nën mbrojte supsidiare do të duhet të presë tre vite të tëra nga marrja e statusit që të mundet para sektorit kompetent të Ministrisë së Punëve të Brendshme të realizojë të drejtën e bashkimit familjar me anëtarët e familjes së ngushtë, theksoi ajo.

Sipas Avokatit të Popullit kufizimi i përkohshëm i kësaj të drejte paraqet shkelje rigoroze të Direktivës për të drejtën e bashkimit familjar të Bashkimit Evropian.

-Në Direktivë theksohet se shtetet nuk do ta kufizojnë për nga koha bashkimin familjar të refugjatëve të pranuar, gjegjësisht se nuk do të kërkojnë që personi me të drejtën e pranuar të azilit të qëndrojë në vend për një periudhë të caktuara para se të mund të bashkohet me anëtarët e familjes së vet, theksoi Bajramovska – Mustafa.

Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme të cilat janë sjellë në prill të këtij viti, siç tha Bajramovska – Mustafa vendoset edhe neni (10a) me të cilin u bë precizimi i termit vend i tretë i sigurt, shtet anëtar i BE-së, NATO-s dhe shtet anëtar i Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), me ç’rast, siç theksoi, nuk i jepet mundësi e qartë kërkuesit që ta kontestojë zbatimin e këtij instituti dhe të dëshmojë se për rrethana personale ky vend nuk është i sigurt.

Me pranimin e Nismës së Avokatit të Popullit, Bajramovska – Mustafa vlerëson se do të harmonizohet legjislativa e Maqedonisë me parimet e të drejtës ndërkombëtare të refugjatëve dhe direktivave evropiane, veçanërisht me Konventën e Gjenevës për statusin e refugjatëve të KB-së, parimi kryesor i së cilës është ndalesa për dëbim apo kthim.

Projekt-ligji për ndryshimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme është përpunuar në bashkëpunim me Shoqatën për juristë të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button