Të mërkurën do të realizohet aksioni për dezinsektimin në Komunën e Gostivarit

Të mërkurën do të realizohet aksioni për dezinsektimin nga toka në territorin e Komunës së Gostivarit Siç thuhet në kumtesë, për shkak të kushteve atmosferike, aksioni për dezinsektimin nga toka në territorin e Komunës së Gostivarit i paralajmëruar për më datë (13 Qershor – 2016) u prolongua deri në përmirësimin e motit.

Data e re për realizimin e aksionit u caktua 22 Qershor 2016, andaj informohen qytetarët e Komunës së Gostivarit, veçmas mbarështuesit e bletëve që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre gjatë realizimit të aksionit të dezinsektimit.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 21:00 deri në ora 01:00 dhe në orët e hershme të mëngjesit prej ora 03:00 deri në ora 06:00, por vetëm në kushte të mira atmosferike. Në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Në bazë të planit paraprakisht të përgatitur për dinamikën e aktiviteteve, dezinsektimi do të realizohet në këto lokacione:

– Lumi Vardar – në pjesën e fshatit Raven

– Kanali për ujitje në lagjen Maleardi

– Lagja Fazaneria – përgjatë kanalit për ujitje

– Lumi Jahorka në fshatin Forinë

Dezinsektimin do ta kryejë ndërmarrja e autorizuar për këtë lloj veprimtarie. Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button