LSDM: Vendimi për shpalljen e PSP-së jo kompetente është jo ligjor

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë akuzojnë se gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija është emëruar në mënyrë jo ligjore në sektorin për krim të organizuar nga kryetari i Gjykatës Vlladimit Pançevski.

Sipas zëdhënësit të partisë Petre Shilegov edhe vendimi i Pop Stefanijës për shpalljen e Prokurorisë Speciale Publike si jo kompetente për rastin e shkatërrimit të pajisjeve për përgjime është jo ligjore.

Në këtë rast në mesin e të dyshuarve është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe Goran Grujevski.

“Për shkak gabimeve procedurale vendimi për përcaktimin e gjykates Pop Stefanija duhet të shfuqizohet. Pasi të bëhet shfuqizimi lënda duhet t’i jepet dikujt që është në sektorin e krimit të organizuar, ndërkaq gjykatësen Pop Stefanija ta kthejë në sektorin për shkelje”, porositi Shilegov.

Gjykatësja Pop Stefanija ka qenë gjykatëse në sektorin e shkeljeve, ndërkaq pas vendimit për falje të Ivanovit është transferuar në sektorin për krim të organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button