Zakone të këqija në banjo. Ja gabimet që s’duhen bërë!

Banjo është padyshim një nga vendet më të pastra në shtëpi, pasi pastrohet vazhdimisht dhe me kujdes, por sa keq që shpesh bëjmë disa gjëra që mund të vënë në rrezik shëndetin tonë. Më poshtë po sjellim në vëmendje disa zakone që shpesh bëhen në banjo, por që janë të gabuara.

Përdorni të njëjtën furçë dhëmbësh edhe pasi keni qenë sëmurë?

Shpesh jemi të ftohur apo me grip dhe pavarësisht kësaj përdorim të njëjtën furçë edhe kur shërohemi. Kjo është absolutisht e dëmshme për shëndetin pasi mikrobet që gjenden në pështymë dhe mukusin e gojës mbeten aty, duke rritur kështu rrezikun e infeskioneve.

Mbani të gjitha furçat e dhëmbëve në një gotë?

Një gjë e tillë nuk duhet bërë as kur jetoni me familjen dhe as me shokë apo shoqe. Secila furçë duhet të ketë vendin e saj, pasi nëse ata prekin njëra-tjetrën atehërë mund të infektoheni.

Vini sapunin në një sipërfaqe të sheshtë dhe pa vrima?

Të vësh sapunin në një vend të tillë inkurajoni rritjen e mykut, pasi sapuni i lagësht është një vend ideal për shumimin e baktereve.

Harroni të pastroni perden e dushit?

Lagështira e krijuar në perden e dushit shkakton myk, i cili mund të sjellë astmë dhe alergji.

Nuk dezinfektoni vaskën?

Të bësh dush është një nga kënaqësitë e jetës, por nëse harroni vaskën tuaj pa dizinfekuar atëherë infeksioni që mund të prekë pjesët intime, të çarat apo plagët mund t’iu hap shumë probleme.

Lini briskun e rrojës në dush?

Këtë nuk duhet ta bëni pasi përdorimi i tij disa herë ju ekspozon ndaj baktereve dhe ndryshkut.

Përdorni një sfungjer më shumë se 3 muaj?

Sfungjeri i përdorur në banjë tërheq më së shumti bakteret. Nëse e përdorni, gjithmonë pas larjes duhet ta vini që të thahet në të kundërt do të mbushet plot me baktere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button