Nga korriku priten fatura më të ulëta për energji elektrike!

Komisioni rregullator për energjetikë deri në fund të këtij muaji do bëjë korrigjimin e çmimit të energjisë elektrike dhe faturat për muajin korrik do të jenë më të ulëta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri në fund të këtij muaj komisioni duhet ti bëjë të publike përllogaritjet për çmimin e ri të energjisë elektrike, por ende nuk dihet për çfarë përqindje bëhet fjalë sepse komisioni rregullator akoma është duke i përpunuar të dhënat e shpenzimeve të dërguara nga kompanitë.

Jo zyrtarisht mësohet se në dy nga tre kompanitë në bazë të të cilave përpilohet raporti flitet se po bëhet një çmim i ri i energjisë elektrike.

Për këtë ulje kontribuon rënia drastike e harxhimeve të kompanive energjetike meqë dimri ishte i butë dhe kaloi pa defekte të mëdha. Furnizuesit thonë se llogaritë tek konsumatorë të caktuar janë zvogëluar madje edhe për 30 për qind.

Ulja e fundit e çmimit arriti në 0.33% ndërkohë që 50.6% e faturës shkonte në ELEM, 44 në EVN dhe 5.24 në Mepso.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button