Ananasi ka shumë përfitime shëndetësore

Është paksa e bezdisshme ta ndash frutën nga lëkura, por ajo ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut sidomos për forcimin e kockave, pasi është shumë e pasur me vitaminë C.

Ananasi është fruta që të forcon kockat, lehtëson gjendjet gripale, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe lufton tumoret. Këshillohet që fruta të jetë sa më e freskët dhe kjo gjë dallohet te gjethet e saj. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Më të mirët janë ananaset e kultivuara në Kosta Rikë, sepse përmbajnë më shumë vitamina, në krahasim me të vendeve tjera, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Është paksa e bezdisshme ta ndash frutën nga lëkura, por ai ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut sidomos për forcimin e kockave, pasi është shumë i pasur me vitaminën C. Studiuesit amerikanë thonë se ai që ha 250 gr ananas në ditë, ka përmbushur domosdoshmërinë e asaj dite me vitamina. Kjo frutë ndihmon në jashtëqitje. Personat që kanë probleme, duhet ta përdorin sa më shumë këtë frutë, veçanërisht të moshuarit. Disa studime kanë zbuluar se një enzimë që gjendet në ananas, që quhet bromelin (i cili zbërthen proteinat) ndihmon në mbrojtjen e formës së ADN-së. Kjo enzimë aktivizon një gjen antikancerogjen që më pas lufton tumoret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button