Aprovohet pakoja e tretë e ndihmës për Greqinë prej 7.5 miliardë euro

Mekanizmi evropian për stabilitetin e Eurozonës aprovoi pagesën prej 7.5 miliardë euro të fondit për Greqinë, ndërsa pjesa tjetër e ndihmës totale prej 10.2 miliardë euro do të miratohet në muajt e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Mekanizmi evropian për stabilitet të premten njoftoi se ka miratuar pagesën pasi Qeveria greke ka zbatuar reformat e nevojshme, dhe se Greqia do të shfrytëzojë fondet për servisimin e borxhit dhe për ndihmë në pastrimin e borxheve të brendshme.

Greqia do të pranojë pjesën e mbetur prej 2.8 miliardë euro pas përmbushjes të reformave të miratuara nga kreditorët.

Kjo është pakoja e tretë e ndihmës për Greqinë. Ky vend në vitin 2010 përjetoi kolaps ekonomik pas keqmenaxhimit disa vjeçar dhe konsumit të tepërt, e cila varet nga kreditë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button