Kritika nga Shoqata Filozofike e Maqedonisë për testimin ekstern në etikë

Shoqata Filozofike e Maqedonisë dhe Instituti për Filozofi në Fakultetin e Filozofisë në Shkup, kanë dërguar reagim kritik deri te institucionet kompetente për testimin ekstern në lëndën e etikës, i mbajtur në shkurt të vitit 2016, njofton Portalb.

Nga institucionet nuk kanë marrë asnjëfarë përgjigje, siç thonë ata, pasi që vazhdon praktika e lëshimeve, gabimeve dhe mospërputhjeve në testimet eksterne në grupin e lëndëve të filozofisë dhe në testimin në qershor kanë vendosur që ta informojnë publikun.

“Shoqata Filozofike e Maqedonisë dhe Instituti për Filozofi në Fakultetin e Filozofisë në Shkup, duke i pasur parasysh, mangësitë në lëndët e grupit të filozofisë, dërgojmë reagim kritik deri te Qendra Shtetërore e Provimeve dhe Zyra për zhvillim të arsimit. Nga këto institucione nuk kemi marrë asnjë përgjigje në lidhje me mangësitë, gabimet, lëshimet dhe mospërputhshmëritë e testit në qershor”, thuhet në reagimin e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button