GJEDNJ e hodhi poshtë ankesën e Kovaçevskit kundër Maqedonisë

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut (GJEDNJ) e hodhi poshtë ankesën e Kirill Kovaçevskit kundër Republikës së Maqedonisë dhe e shpalli si të pabazë, duke mos gjetur shkelje të Konventës Evropiane për të drejta të njeriut, njoftoi Byroja për përfaqësimin e RM-së para GJEDNJ-së.

” Gjykata Evropiane për të drejta të njeriut (GJEDNJ) e publikoi vendimi të cilin më 24 maj 2016 e ka sjellë Këshilli i GJEDNJ, ndërsa lidhur me aplikacionin i cili në vitin 2010 është parashtruar nga z. Kirill Koçevski. Pas analizës së detajuar në faktet dhe rrethanat e lëndës si dhe të gjitha pohimeve të ankesës së aplikantit GJEDNJ ka vlerësuar se nuk mund të përcaktohet ekzistimi i anshmërisë subjektive dhe as objektive të gjykatësit gjykues në procedurimin e kësaj lëndë. Njëherësh, GJEDNJ ka vlerësuar se gjatë rrethanave të dhëna të rastit del se ankesa e aplikantit nuk ka pasur mundësi efektive të marrë pjesë në procedurë nuk është mbështetur mjaftueshëm prej gjykatave vendore”, kumtoi Byroja.

Në bazë të konstatimeve të tilla, u potencua në kumtesë, GJEDNJ në Vendimin e saj ka konstatuar se ankesa e aplikantit ka qenë e pabazë dhe për këto shkaqe, të gjithë aplikacionin e ka shpallur si të pabazë, më pas duke mos gjetur shkelje të Konventës evropiane për të drejta të njeriut nga Republika e Maqedonisë.

“Në aplikacionin e tij, aplikanti ka shtruar ankesë për nenin 6 të Konventës evropiane për të drejta të njeriut, me të cilin garantohet e drejta e gjykimit të drejtë, që ka të bëjë me gjoja anshmëri të gjykatësit i cili ka kryesuar me këshillin penal të gjykatës së shkallës së parë në të cilin në vitin 2007 e ka shpallur për fajtor për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit zyrtar në kohën derisa ka qenë i emëruar si drejtues i falimentuar i “Sllavias” si ndërmarrje me pronësi shoqërore si dhe lidhur me pamundësinë e tij që në mënyrë efektive të marrë pjesë në procedurën kontestuese”, sqarojnë nga Byroja për përfaqësim të RM-së para GJEDNJ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button