“El Hilal” shtron “Sofrat e Ramazanit”

Organizata Humanitare “El Hilal” vazhdon me traditën e shtruarjes së iftareve për grupet e veta qëllimore gjatë muajit të Ramazanit. Katërmbëdhjetë vite me radhë pandërprerë, ky aktivitet realizohet nëpërmes selisë së “El Hilal”-it në Shkup, gjegjësisht, në bashkëpunim me degën e kësaj organizate në Çair.

Njëzet natë radhazi, një qind persona, në mesin e të cilëve jetimë, studentë, anëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës si dhe nevojtarë të tjerë, në restorantin “Tusha” e kanë të shtruar sofrën në iftar.

Motoja e këtyre iftareve tradicionale është: “Sofrat e Ramazanit”. Këtë vit, projekti po realizohet me mbështetje të bamirësve, bashkatdhetarë tanë nga qyteti i Bursës dhe nga kryetari i qytetit të Bursës Rexhep Alltepe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button