“Revolucioni Laraman”: Pushteti bën montime nëpërmjet Ndihmës së Shpejtë (FOTO)

“Revolucioni Laraman”, njofton se pushteti po përdorë mënyrë jonjerëzore që të krijojë fotografi të rrejshme për sektorin civil, njofton Portalb.

Gjatë kohës së bllokadave. Në urën “Goce Dellçev”, në të njëjtën kohë edhe dy automjete të Ndihmës së Shpejtë të cilat ishin të zbrazëta, që mund të shihen edhe në fotografitë e mëposhtme. Edhe pse protestuesit çdo herë, ashtu edhe sot, u kanë bërë vend që të kalojnë, shoferët menjëherë kanë dalë nga automjetet që të shkaktojnë ndonjë zënkë”, njoftojnë nga “Revolucioni Laraman”.

E gjithë kjo situatë është e dokumentuar nëpërmjet fotografive të cilat, shihet se automjetet janë të zbrazëta, megjithatë, “Revolucioni Laraman”, njofton se gjatë gjithë kohës, siç shprehen ata, të kësaj skene, janë paraqitur kamerat e disa mediave proqeveritare të cilët “rastësisht” e inçizuan këtë ngjarje dhe më pas menjëherë ikën, transmeton Portalb.

“Janë keqpërdorur dhe është manipuluar me shëndetin publik dhe automjetet e Ndihmës së Shpejtë. Në kushte kur pacientët presin me orë për ndihmat e shpejta, pushteti po i keqpërdor për montime politike”, shtojnë nga “Revolucioni Laraman”.

Ndihma e shpejtë gjatë bllokimit të urës "Goce Dellçev" - Shkup
Ndihma e shpejtë gjatë bllokimit të urës “Goce Dellçev” – Shkup
Ndihma e shpejtë gjatë bllokimit të urës "Goce Dellçev" - Shkup
Ndihma e shpejtë gjatë bllokimit të urës “Goce Dellçev” – Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button