Shtetasi i Maqedonisë, anëtarë i ISIS, u dënua me burg të përjetshëm në Turqi

Muhamed Zekiri, shtetas i Maqedonisë, dje nga Gjykata e Ankarasë është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të pjesëmarrjes në sulmet e ISIS-it në territorin e Turqisë. Ai është dënuar bashkë me dy pjesëtarë tjerë, Qendrim Ramadani nga Zvicra dhe Benjamin Hu nga Gjermani, raportojnë mediat turke, transmeton Portalb.

Tre pjesëtarët janë arrestuar në vitin 2014, pasi që kanë vrarë një ushtar, një polic dhe shoferin e një kamionit gjatë një sulmi të armatosur në Nigde, Turqia Qendrore. Ky incident vlerësohet si akti i parë i dhunës nga anëtarët e ISIS-it ndaj territorit të Turqisë. Gjykata e Ankarasë ka shqiptuar disa dënime me burg të përjetshëm për tre përfaqësuesit e ISIS-it (ose DAESH, ashtu si në Turqi e thirrin shtetin islamik). Ramadani është i gjykuar me 5 dënime me burg të përjetshëm, Hu me 4, ndërkaq Zekiri me 1, përcjellë Portalb.

Në sistemin penal turk, dënimet me burg të përjetshëm janë më të rëndat. Personat e dënuar qëndrojnë të izoluar në qelia me të drejtë ushtrimi vetëm 1 orë në ditë. Këto të burgosur, nuk kanë të drejtë të falen.

Avokati i njërit nga të dënuarve, ka deklaruar se tre të dënuarit janë gjykuar edhe për tentativë për përmbysje të dhunshme të Qeverisë turke. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button